Kalo te përmbajtja
Xhamia e MesmeTërnoc

Historia e xhamisë

Xhamia e Vjetër e Tërnocit

Xhamia e parë e Tërnocit, në qendër të fshatit, pothuajse në largësi të njëjtë nga të gjitha lagjet. Sot e njohim si Xhamia e Mesme.

Xhamia e Mesme sot, nga lart
Xhamia e Mesme sot, nga lart

01Emri

Dikur e Vjetra, sot e Mesmja

Dikur

Xhamia e Vjetër

Atik Xhami

Në libra quhej Atik Xhami: “atik” në arabisht do të thotë i vjetër, i lashtë. Banorët e quanin Xhamia e Vjetër.

Sot

Xhamia e Mesme

Pasi u ndërtuan Xhamia e Strukarëve dhe Xhamia e Terzive, ajo mbeti në mes të tyre.

02Fillimet

Para osmanëve

Kur pushtuesit turq erdhën në Tërnoc, shqiptarët i dolën përpara dhe i thanë se, ne e pranuam islamin qysh në kohën e sundimtarit Zulkarrnej.
Rrëfim gojor

Nuk ka shënime të shkruara se kur u ndërtua. Gojëdhënat e vendosin në vitin 1439, nga tregtarë arabë, dhe thonë se islami këtu u pranua pa dhunë dhe pa luftë. Në periudhën osmane u rindërtua me lejen e Pashës së Vranjës.

Vakëfi

Vendin e fali Osmoni i Selim Dervishit. Dy vajzat e Shaqir Hoxhës, pa trashëgimtarë, dhanë tërë pasurinë për ndërtimin dhe tokën për vakëfin e xhamisë.

03Kronologjia

Në vite

  1. 1439

    Xhamia e parë

    Sipas gojëdhënave, para ardhjes së osmanëve.

    sipas gojëdhënave

  2. Periudha osmane

    Rindërtimi

    Me lejen e Pashës së Vranjës. Më vonë ngrihet edhe minarja.

  3. 1984

    Xhamia e sotme

    Ndërtohet prej themelit në të njëjtin vend. Mbetet vetëm minarja.

  4. 1998

    Imami

    Sulejman Fejzullahu bëhet imam i xhamisë.

  5. 2016

    Pjesa ndihmëse

    Zyra, libroteka, mësonjëtorja, faltorja për femra dhe hapësirat për xhenazen.

04Minarja

Ajo që mbeti

Në fillim xhamia ishte pa minare. Minarja, me një sherife, u ngrit shumë vite më vonë, me gurë të lidhur me plumb të shkrirë ose me gëlqere të nxehtë.

Kur u ndërtua xhamia e re, vetëm minarja nuk u rrënua. Bazamenti i saj tetëfaqësh qëndron edhe sot.

8

faqe ka bazamenti i minares

Minarja dhe kupolat
Minarja dhe kupolat

051984

Xhamia e sotme

Dekorimet brenda i punoi Bujar Lahi, profesor i artit figurativ nga Gostivari.
Dekorimet brenda i punoi Bujar Lahi, profesor i artit figurativ nga Gostivari.

Në të njëjtin vend u ndërtua prej themelit, me vetëkontribut të banorëve: një kupolë e madhe në mes dhe pesë më të vogla te hyrja. Punët i bëri mjeshtri Syla nga Bellanica, me punëtorë nga Tërnoci.

Në mbrojtje ligjore shtetërore.

300m²

Kati përdhes

60m²

Ballkoni

960m²

Bashkë me kopshtin

6

Kupola

Pjesa ndihmëse, 2016

  • Zyra e hoxhës
  • Libroteka
  • Mësonjëtorja
  • Faltorja për femra
  • Abdesthana
  • Larja dhe ruajtja e xhenazes

Me iniciativën e imamit dhe të Këshillit të xhamisë, me ndihmën e xhematit, të banorëve dhe të mërgimtarëve në Zvicër.

Brenda

Brenda xhamisë

Mihrabi nga afër
Mihrabi nga afër
Llambadari
Llambadari
Mbishkrimi i kupolës
Mbishkrimi i kupolës
Harqet dhe galeria
Harqet dhe galeria
Qilimi
Qilimi
Dyert e hyrjes
Dyert e hyrjes

06Mejtepi dhe varrezat

Shkollë dhe kujtim

Që nga fillimi xhamia ishte edhe shkollë: prej Mejtepit dolën shumë hoxhallarë që më vonë shërbyen si imamë.

Në kopsht janë varret e vjetra të personaliteteve të Tërnocit, me gurë të shkruar osmanisht. Që nga vitet '60 nuk ka më vend, me dy përjashtime:

Varrezat pranë kupolave
Varrezat pranë kupolave

1936–1992

Hafëz Muzafer Shaqiri

Imam i xhamisë për 23 vite.

1928–2005

Hafëz Kadir Jakupi

Imam për dekada në Xhaminë e Begut në Sarajevë.

07Imami

Sulejman Fejzullahu

Që nga viti 1998

  • Imam
  • Hatib
  • Ligjërues
  • Mësues i mejtepit

Nga Tërnoci. Mbaroi Medresenë në Prishtinë dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Kajro. Vjen nga një familje hoxhallarësh të njohur qysh në periudhën osmane.

Burimi

Të dhënat në këtë faqe janë marrë nga libri “Monografia e Tërnocit” nga Emrullah Lutfiu (Shkup, 2019).

Keni fotografi të vjetra ose rrëfime për xhaminë? Na shkruani në Facebook.

Facebook